Eurodeputetet presion ne Tirane per marreveshjen PD-PS
Statusi i vendit kandidat do te vendose serish ne Tirane perballe njeri-tjetrit politikanet shqiptare dhe ata te Bashkimit Europian ne takimin e katert nderparlamentar per Stabilizim-Asocimin mes Shqiperise dhe BE-se. Nga nje kopje e draft-axhendes siguruar nga Top Channel verehet se takimi do te fokusohet ne dy ceshtje kryesore qendrimi i Shqiperise ne marredheniet me BE-ne dhe reformat ne Parlamentin shqiptar. Tryezen pritet ta drejtoje eurodeputeti Eduard Kukan i cili eshte edhe kreu i Komitetit Parlamentar BE-Shqiperi per Stabilizim-Asocimin. Te premten do te zhvillohet raundi i katert i bisedimeve per palen shqiptare te perfaqesuar nga Ministria e Integrimit Majlinda Bregu dhe nje grup europarlamentaresh qe kryesohen nga Eduard Kukan. Objekt i diskutimeve do te jete vleresimi i ecurise se reformave dhe permbushjes se rekomandimeve per integrimin europian te Shqiperise. Para nisjes per ne Shqiperi ne takimin parapergatitor kryetari i delegacionit te PE-se per Europen Juglindore Kukan eshte shprehur se pret qe ky takim te miratoje me ne fund nje qendrim te perbashket nga te dyja palet cka do te ishte nje sinjal pozitiv per Brukselin. Ky qendrim vjen pas deshtimit te takimit te trete te zhvilluar ne Bruksel ne muajin korrik. Aty nuk u arrit te miratohej nje deklarate e perbashket per shkak te mosmarreveshjeve midis deputeteve te shumices dhe atyre te opozites. Delegacioni i Parlamentit Europian mberriti ne Tirane kete te merkure ne nje qendrim dyditor. Ne kete delegacion bejne pjese eurodeputetet Viktor Boshtinaru Antonio Kancian Tanja Fajon Stanimir Ilcev dhe Mikail Tremopoulos te cilet perfaqesojne grupe te ndryshme politike te Parlamentit Europian. Mesohet se gjate qendrimit te tij ne Shqiperi delegacioni i Parlamentit Europian do te kete takime me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli me kryetarin e PS-se Edi Rama ministrin e Drejtesise Eduart Halimi. Te enjten eshte parashikuar takimi me studente te kryeqytetit te shkolles politike. Komiteti Parlamentar BE-Shqiperi mbahet ne datat 8 dhe 9 dhjetor ne Tirane. Te premten pasdite pritet te jete perballja mes dy parlamentareve europiane dhe shqiptare. Ne fund te takimit pritet miratimi i nje rezolute te perbashket me pelqimin e anetareve te mazhorances dhe opozites. Perfaqesues te BE-se shpresojne ne miratimin e kesaj rezolute pasi ne tri takimet e fundit mes Shqiperise e BE-se nuk eshte arritur te miratohet nje rezolute e perbashket. Dy dite me pare Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE-se beri te ditur se Shqiperia duhet ti vazhdoje perpjekjet per reforma me synim integrimin europian. Kjo u be e ditur pas daljes se konkluzioneve te Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe i paraprin mbledhjes se krereve te vendeve te unionit kete fundjave ne Bruksel. Ne lidhje me Shqiperine ministrat e Jashtem te BE-se kane theksuar se politika ka bere permiresime me ngritjen e Komisionit per Reformen Zgjedhore dhe ate Parlamentare por ende asnje nuk mund te vendose pa u pare rezultate konkrete. Reforma elektorale u konsiderua si kyce nga ana e Keshillit te Ministrave nisur edhe nga mangesite ligjore qe u verejten ne zgjedhjet lokale te ketij viti. Zgjedhjet lokale ne maj u vleresuan pergjithesisht si konkurruese dhe transparente. Megjithate procesi zgjedhor u shenua bindshem nga parregullsi te cilat duhet te adresohen ne kuadrin e nje reforme te plote zgjedhore theksohet ne konkluzionet per Shqiperine duke i bere thirrje mazhorances dhe opozites te bashkepunojne edhe me shoqerine civile per kete reforme. Por theksin konkluzionet e vendosin te mosplotesimi i 12 kritereve te kerkuara nga ana e BE-se ne lidhje me marrjen e statusit kandidat. Ne pergjithesi Shqiperia ka bere nje progres te limituar per te permbushur kriterin politik per anetaresim dhe plotesimin e 12 kerkesave qe i jane vendosur si prioritet theksohet ne menyre te qarte nga ana e perfaqesuesve te Keshillit te Ministrave te BE-se. Per te permbushur keto kritere Keshilli thekson se duhet me shume pune ne sistemin e drejtesise dhe po keshtu ne luften kunder korrupsionit.