E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ahmetaj”/ Manja i përgjigjet opozitës në Kuvend: Heshtja jonë s’është dobësi, por respekt për drejtësinë dhe ligjin

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur opozitës në Kuvend, të cilët kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të kësaj të enjte (13 korrik) për të dhënë shpjegime në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe ngjarjen e regjistruar në Krujë disa ditë më parë, ku anëtarë të familjes së deputetit Rrahman Rraja dhunuan 2 persona.

Manja tha se heshtja e maxhorancës nuk është dobësi, por respekt për ligjin dhe drejtësinë. Ai akuzoi opozitën se po i shërbejnë anti-shtetit dhe krimit, duke kërkuar që Parlamenti të vijojë me rendin e ditës.

“Unë kërkoj të vazhdojmë me rendin e ditës sepse heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të deputetëve këtej, sepse kur na flasin një pjesë e tyre për drejtësinë, është fundi i parlamentarizmit. Kjo që bëni ju sot është shërbimi më i mirë që i bëni anti-shtetit, krimit sepse këtë porosi keni marrë nga krimi dhe këtë mesazh kërkoni të përcillni sot. Drejtësia të vazhdojë të bëjë punën e vet, ky Parlament të vijojë me punën që i takon sepse retorika politike e opozitës i shërben krimit dhe mbulimit të vërtetës dhe nuk e ndihmon drejtësinë. Heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”, tha Manja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›