E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidimi per Tiranen Basha premton tramvaj ne Kombinat

Lulzim Basha kandidati i koalicioni Aleanca per qytetarin ne Bashkine e Tiranes ka zhvilluar takimin elektoral te radhes me banoret e zones se Kombinatit. Basha pasi ka degjuar ankesa e qytetareve te kesaj zone per problemet qe kane me transportin u ka shpjeguar atyre planin qe ka per te zgjidhur kete ceshtje. Pikat me te largeta do te kene lidhje shume me te mira permes tramvajit rruges se vet te dedikuar dhe te pavarur nga trafiku tha Basha.

Kandidati i mazhorances qeverisese gjithashtu ka premtuar edhe permiresimin e rrugeve duke u shprehur se do ta bej rrugen por do ta bej me plan zhvillimi ku te kete edhe shesh per te luajtur femijet edhe per te kaluar kohen te moshuarit.

Ne perfundim kandidati per bashkine Tirane i ka garantuar qytetaret e kesaj zone se per te gjitha hallet dhe problemet qe ata kane do te kene vemendjen e tij te vazhdueshme kur ai te jete ne krye te bashkise.

Ky ishte takimi i peste i fushates elektorale i turit per degjimin e zerit te qytetareve qe ka nisur Lulzim Basha.

Redaksia Online
Florenc Stafa



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›