E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj: Sektori fason kërkon ndihmë urgjente nga qeveria

Sipas deputetit socialist, sektori i fasonëve, sot ka dhënë sinjalin e alarmit dhe kërkon ndihmën e qeverisë.

“11 mijë vetë janë pushuar nga puna në ndërmarrjet me fason për shkak të krizës ekonomike. Në bujqësi, në muajt e fundit të 2009 janë humbur 73 mijë vende pune. Ndërkohë që Berisha mburret me investime fantazëm në bujqësi, nga vetë shifrat, del se qeveria investon në bujqësi vetëm 1 euro e gjysëm në muaj për cdo të punësuar në këtë sektor”, ështëq shprehur ai për mediat.

Deputeti Ahmetaj tha më tej, se shqiptarët me mungesën e zhvillimit, me humbjen e standardeve të jetesës, janë duke paguar faturën e korrupsionit të pushtetit PD- LSI.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›