E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmetaj në dialogun BE–rajon në Bruksel: Shqipëria me stabilitet ekonomik

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë Natasha Ahmetaj mori pjesë në “Dialogun vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së dhe partnerëve rajonalë”, të zhvilluar në Bruksel, në kuadër të takimit të Këshillit ECOFIN.

Në këtë takim të nivelit të lartë, të organizuar nga Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian, morën pjesë përfaqësues të institucioneve evropiane dhe vendeve partnere të rajonit.

Ahmetaj vlerësoi se zhvillimet gjeopolitike dhe konfliktet ndërkombëtare mbeten një burim rreziku për ekonomitë e hapura, përmes ndikimit në çmimet e energjisë dhe pritjet inflacioniste.

Ajo theksoi se ekonomia shqiptare paraqitet me tregues të qëndrueshëm makroekonomikë, duke veçuar inflacionin e kontrolluar dhe stabilitetin e sistemit bankar si faktorë kyç në përballimin e goditjeve të jashtme.

Zëvendësguvernatorja nënvizoi rëndësinë e politikave fleksibël ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e stabilitetit financiar dhe reduktimin e pasigurive në tregje.

Në përfundim, ajo e cilësoi dialogun si një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe partnerëve rajonalë në funksion të stabilitetit ekonomik dhe financiar.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›