E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra: 3224 vendime legalizimi në prill, dokumentet me vulë digjitale në e-Albania

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi se gjatë muajit prill janë miratuar 3224 vendime legalizimi në të gjithë vendin, në kuadër të procesit të formalizimit të pronësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, përfituesit e vendimeve do të pajisen me dokumentin përkatës me vulë digjitale nëpërmjet profilit të tyre në platformën “e-Albania”, duke lehtësuar aksesin dhe rritur transparencën e shërbimit.

Kadastra bën të ditur gjithashtu se listat emërore të përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare, në rubrikën “Publikime”, të ndara sipas drejtorive vendore përkatëse.

Procesi i digjitalizimit synon përshpejtimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e dokumentacionit të legalizimeve në nivel kombëtar.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›