E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Çeku dhe Rexhepi: Nuk synojmë shtet policor

Dy ministrat e qeverisë së Kosovës, Agim Çeku i FSK-së dhe Bajram Rexhpi i Punëve të Brendshme, janë bërë kryelajmi i ditës për gati një javë në mediat kosovare për shkak të një draft memorandumi që pritej të nënshkruhej.

Ata kanë deklaruar para Komisionit Parlamentar për Sigurinë, se memorandumi nuk synon ta bëjë Kosovën shtet policor por ka për qëllim ta ndihmoj policinë.

Të dy ministrat, e kanë quajtur ekzagjerim mediatik këtë dokument që sipas tyre nuk është ashtu siç është paraqitur në media. Pas sqarimeve, komisioni i ka dhënë mbështetje ministrive për të vazhduar me memorandumin pas ndryshimeve të nevojshme. Drafti parashikonte që në FSK të kishte edhe elementë policorë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›