Ahmeti-Berishës: Mbeteni kryeministër i përhershëm i shqiptarëve në Maqedoni
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim, kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Zyra e shtypit pranë kryeministrisë bëri të ditur në një prononcim për mediat pas këtij takimi, se kryeministri Berisha vlerësoi rolin thelbësor që ka luajtur BDI në marrëveshjen e Ohrit dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por dhe stabilitetin në tërësi të Maqedonisë.
"Ali Ahmeti si kryetar i kësaj partie ka merita shumë të mëdha në të gjitha zhvillimet pozitive nga marrëveshja e Ohrit tek zbatimi i saj, faktorë që sollën marrëveshjen e Ohrit, kontributin që jep në një situatë jo të lehtë për stabilitetin dhe progresin e mëtejshëm të Maqedonisë", tha Berisha.
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shprehu mirënjohjen për kujdesin që Kryeministri Berisha ka treguar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë për 8 vite me radhë, në krye të shtetit shqiptar.
"Kam ardhur ta falënderoj për bashkëpunimin, për punën e madhe dhe të mirë që ne kemi arritur të realizojmë, kam ardhur ta falënderoj për këshillat vëllazërore që unë kam patur gjatë zhvillimeve , gjatë proceseve, me të vërtetë edhe të vështira, edhe specifike, në Republikën e Maqedonisë", tha Ahmeti.
Ai vlerësoi gjithashtu edhe përkrahjen që ka dhënë Shqipëria që Maqedonia të zërë vendin e merituar në NATO, dhe në strukturat evropiane. "Kam ardhur ti them publikisht (Kryeministrit Berisha) se do të mbetet udhëheqës dhe kryeministër i përhershëm për shqiptarët e Maqedonisë nga ata shqiptarë që unë përfaqësoj", tha në përfundim Ahmeti.
(d.b/BalkanWeb)