Marrëveshja Kosovë-Serbi, IDM: Forum Publik mbi Perspektivën Shqiptare
TIRANE - Marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi si dhe perspektiva shqiptare për normalizimin e marrëdhënieve me serbët e Serbisë dhe Kosovës kanë qenë temë e një forumi publik iniciuar nga Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim. Në takim kanë marrë pjesë titullarë të ministrisë së Mbrojtjes, diplomatë shqiptarë si dhe përfaqësues të biznesit.
‘Më në fund, mbyllet një kapitull i marrëdhënieve konfliktuale midis Kosovës dhe Serbisë. Fakti që kjo marrëveshje u arrit ajo elitë drejtuese në Serbi që ishte perceptuar si më nacionalistja ka domethënien e vet”, u shpreh Arjan Starova zv/ ministër i Mbrojtjes.
Aktiviteti synon vec të tjerash të krijojë një platformë diskutimi me përfshirjen e politik-bërësve profesionistë nga fusha të ndryshme organizatave të shoqërisë civile rretheve akademike dhe medias mbi për detajet e marrëveshjes.
“Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës do merret si një shenjë e një trendi ndryshimi me interes në mënyrën e veprimit të diplomacisë dh te shteti serb në lidhje me shqiptarët. Duhet lexuar si marrëveshje mes dy shtetesh dhe jo si një marrëveshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Kjo tendence pozitive është tendencë e heqjes dorë nga pozicioni asimetrik që Serbia ka mbajtur dhe mban në marrëdhënien me Shqipërisë, Kosovën dhe kombin shqiptar”, theksoi Shaban Murati, ish-ambasador, njëherësh publicist.
“Shqiptarët dhe serbët do mbeten vende konkurrente kur bie fjala për ekonominë, marrëveshja CEFA që është bërë në trysninë e BE dhe SHBA nuk ka funksionuar”, tha Gjergj Buxhuku i Konfindustria.
Vëmendje i është kushtuar implikimeve që kjo marrëveshje sjell për marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Serbi-Kosovë ashtu edhe për marrëdhëniet mes komuniteteve shqiptare dhe serbe në rajonin e Ballkanit.
(e.m/News24/BalkanWeb)