E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi në BW: 76%, jo shtimit të portofoleve ministrore në qeverinë e re

TIRANË-Portofolet ministrore nuk duhet të shtohen në numër nga sa janë aktualisht. Kështu vendosi me votë lexuesi i agjencisë së lajmeve BalkanWeb lidhur me sondazhin më të ri, “PS dhe LSI kanë rënë dakort për një qeveri me më shumë portofole. A duhet të shtohen ministritë?”.

Prej 4 ditësh lexues lexues të BalkanWeb votuan ku dhanë votën Pro, 23.22% ndërsa jo u shprehën 76.78%. Në total votuan 3562 votues.

E majta që doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit është në përgatitje e sipër të qeverisë së re. Pritet që sipas Kushtetutës, kjo qeveri të nisë nga puna në muajin Shtator, moment të të cilin hyn në fuqi dhe Parlamenti me ligjvënësit e rinj.

Por PS dhe LSI në marrëveshjen e tyre për qeverisje kanë rënë dakord për shtim të numrit të portofolave ministrore.

Kujtese. Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›