Guns’n’Roses në Shtëpinë e të famshmëve
Grupet Guns’n’Roses dhe The Cure, dhe këngëtarja Joan Jett me grupin e saj Blackhearts, janë nominuar të mërkurën për hyrje në Shtëpinë e të Famshmëve të rock’n’rollit.
Për herë të parë në mesin e të nominuarve u gjendën edhe pionierët e muzikës hip-hop Eric B. dhe Rakim, bluz-këngëtari Freddie King, grupi The Spinners dhe grupi britanik Small Faces, i cili më vonë ishte riemëruar në The Faces, e pjesë e të cilit ishin edhe Rod Stewart dhe Ronnie Wood.
Të gjithë ata iu bashkuan kështu grupit paraprak të të nominuarve, në mesin e të cilëve janë The Beastie Boys, Red Hot Chili Peppers, War, dhe këngëtarët Dona Summer, Lora Nyro dhe Donovan.
Kushti për kualifikim për Shtëpinë e të Famshmëve është që muzicientit të kenë publikuar singël-albumin e parë të tyre me më pak se 25 vjet.
Anëtarët e ri do të bëhen pjesë e Shtëpisë së të Fmashme gjatë ceremonisë festive që do të mbahet më 14 të vitit të ardhshëm, në Cleveland.