E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mick Jagger si Murdoch?

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 08:32

Meqenëse turneu i fundit i grupit Rolling Stones ende mbetet pikëpyetje, këngëtari i njohur i këtij grupi, Mick Jagger’, ndërkohë do t’i përkushtohet projekteve filmike.

Sipas gazetës ‘The Guardian’, Jagger (68) do të luaj rolin kryesor në filmin emri i përkohshëm i të cilit është “Tabolid”. Skenarin për këtë film e ka shkruar Josh Olson (“Një Histori e Dhunës”).

Filmi flet për një pasanik medial me karakter të diskutueshëm, të ngjashëm me Rupert Murdoch, roli i të cilit i është besuar këngëtarit të Rolling Stones. Ndërkohë që detajet e tjera rreth ngjarjes së filmit, por edhe ajo se kush do të paraqitet në rolet tjera, ende po mbahen të fshehta.

Ndryshe, filmi i fundit në të cilin ja luajtur Jagger është “Njeriu nga Fushat e Elysse’s”, i xhiruar në vitin 2001.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›