E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libër për aferën me ish-nxënësen

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 08:32

Regjisori shqiptar, Leonard Bombaj, ka promovuar në Tiranë librin e tij të parë, të bazuar në një aferë të përjetuar personale.

Ndonëse është një libër artistik, për ta shkruar atë regjisori është frymëzuar nga historia e pasqyruar në shtypin shqiptar lidhur me akuzat për përdhunimin e nxënëses së tij 15-vjeçare. Ishte kjo një histori që i tronditi të gjithë. Për më tepër u komentua si një ngjarje e rëndë për të ardhmen profesionale të artistit.

Ndërkohë që hetimi i çështjes është drejt përfundimit, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar Arkimed Lushajn (Stresi) dhe Elis Bashaj për "detyrim paraqitjeje", Leonard Bombaj i befasoi të gjithë me shkrimin e një romani brenda në kohe rekorde.

Romani titullohet "Në emër të atit, të bijës dhe shpirtit të zbathur". Në libër nuk përmenden emra konkretë, ndonëse ai shpalos detaje të personave të përfshirë në historinë e regjisorit Bombaj. Në ceremoninë e promovimit ishin ftuar personalitete të njohura të skenës shqiptare, si Pëllumb Kulla, Osman Mula, Agron Llakaj, Alfred Trebicka, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›