E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Ngërçi me Greqinë mund të zgjidhet shumë shpejt

Zgjidhja e këtij ngërçi do t’i hapte rrugën Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

“Ka ende kohë deri më 7 dhjetor. Tek kryeministri Nikola Gruevski kam vërejtur gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje e cila do të mundësonte caktimin e datës që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Ahmeti, pas një takimi me udhëheqësin e opozitës, Branko Cërvenkovski.

Cërvenkovski nga ana e tij premtoi se opozita do të jetë konstruktive në këtë çështje. “Ne do të jemi konstruktiv në funksion të gjetjes së një zgjidhje që do t’i mundësonte Maqedonisë marrjen e datave për fillim të negociatave”, tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›