Jaho Mulosmani dënohet edhe me 25 vite burg
Ai akuzohet se ka vrarë shtetasin Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti. Në prill të këtij viti, Prokuroria dërgoi në gjykatë dosjen për shqyrtim. Personi mbi të cilin rëndojnë dy dënime të përjetshme, fitoi në Gjykatën e Lartë në ditët e para të majit të këtij viti prishjen e njërit prej dënimeve dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë.
Dy shtetasit e më sipërm janë vrarë në Tropojë në vitin 1999 nga një breshëri armësh. Në atë kohë Mulosmani mbante detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e policisë së Tropojës. Njëri nga viktimat e ngjarjes, Bislim Hyka, ishte vëllai i shefit të Komisariatit të policisë së Kukësit. Sipas hetimeve, Jaho Mulosmani kishte qëlluar mbi viktimat në shenjë hakmarrjeje, pasi bënte përgjegjës të afërmit e Hykës, për vrasjen e Halil Haklajt dhe Feriz Kërrnajës.
Ndërkohë që në vitin 2001, Mulosmani u arrestua me dyshimet për pjesëmarrje në atentatin ndaj ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Për këtë akuzë, Jaho Mulosmani mori dënim me burg përjetë në fund të shqyrtimit gjyqësor. Jaho Mulosmani është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-deputetit Hajdari.