Rehn: Bojkoti i opozitës impakt negativ për integrimin
“Komisioni Evropian kërkon reforma dhe konsensus politik. Këto janë kritere që çdo vend duhet t’i plotësojë. Kam diskutuar me Metën edhe për bojkotin e opozitës. Unë i bëj apel opozitës t’i jap fund bojkotit pasi kjo nuk është demokratike. Debati demokratik bëhet në Kuvend. Stabiliteti demokratik është thelbi kryesor dhe bojkoti i parlamentit nuk bën pjesë në këtë stabilitet”, theksoi Rehn gjatë një konference shtypi në Bruksel me zëvendëskryeministrin shqiptar, Ili Meta.
Komisioneri Rehn tha gjithashtu se bojkoti i opozitës do të ketë impakt negativ për integrimin evropian. “Bojkoti i Parlamentit nga ana e opozitës të kishte një impakt negativ në shanset e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Rehn.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Meta theksoi se qeveria shqiptare është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën, por kërkesat e saj nuk duhet të cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.
“Qeveria shqiptare është e përkushtuar për t’iu përgjigjur pyetsorit në kohën e duhur. Ne jemi të vendosur për të bërë më të mirën për këtë proces. Qeveria shqiptare është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën. Në këtë kontekst, opozita duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Maxhoranca i ka ofruar bashkëpunim Partisë Socialiste. Shqetësimet e opozitës nuk duhet të shkelin pavarësinë e gjyqësorit”, theksoi numri dy i qeverisë shqiptare.
Reformat
Për sa i përket reformave, Rehn tha se Shqipëria ka bërë hapa para, por ka edhe shumë për të bërë. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të standardeve. Ndërsa Meta tha se qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave.
“E informova Rehn për përkushtimin tonë për të arritur në kohë të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst dua të theksoj bashkëpunimin e komisionerit. Lidhur me progres-raportin e KE-së, e informova Rehn se i kemi marrë paraysh kërkesat”, nënvizoi zëvendëskryeministri i Shqipërisë.