E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata për tunelin përfundon verën e ardhshme

15 deputetët e opozitës janë interesuar për të vëzhguar nga afër situatën në këtë tunel, por mësohet se ato nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi.

Në të vërtetë, pjesa e shembur është pjesa e tunelit në ndërtim e sipër, e cila nuk është hapur asnjëherë për qytetarët dhe politikanët. Burime nga Partia Socialiste thonë se depytetët nuk e lejuan të hynin brenda. Sipas Eglantina Gjermenit, shkak është bërë mungesa e sigurisë.

 Deputetët kanë takuar me këtë rast, menaxherin e firmës ndërtuese Darren Mort, i cili ka deklaruar se tuneli do të hapet vitin e ardhshëm. "Ka rrëshqitje të masivit brenda tunelit, ndërkohë që ne po sigurojmë personelin dhe pajisjet. Rrëshqitja ka ardhur pasi projekti nuk ka qenë i detajuar deri në fund", u shpreh Mort. Sipas tij, kontrata me qeverinë shqiptare për ndërtimin e këtij tuneli përfundon verën e ardhshme.

Në datë 5 Nëntor në galerinë jugore të tunelit ndodhi një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore, por asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur as dëme materiale.

Njëra galeri e tunelit Thirrë-Kalimash u hap në muajin maj të këtij viti, ndërsa u mbyll një muaj më parë, pikërisht për t'i mundësuar kompanisë Bechtel and Enka për të vijuar punimet në galerinë jugore, e cila nuk ishte hapur asnjëherë për qytetarët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›