E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti: Pozitive marredheniet me Shqiperine

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, eshte shprehur se ka pasur gjithnje marredhenie te mira me partite politike ne Shqiperi. "Ne vazhdimesi me klasen politike shqiptare kam pasur raporte te mira, sepse edhe interesa te tilla kane qene. Aktualisht, gjithashtu i kemi te mira, si me partite ne pushtet, gjithashtu edhe me ato ne opozite. Ne te kaluaren kemi pasur kontakte, me partite ne pushtet dhe opozite. Mirepo e kaluara ka qene nje e kaluar me shume ngarkesa dhe me teper ka lindur qe te jemi ne kontakte me partite ne pushtet", ka qene deklarata e Ahmetit. Ai shprehet se sot ka raporte krejtesisht te tjera, ruajne kontakte me te gjitha partite politike ne Shqiperi. "Eshte nje kenaqesi per ne nga mesazhet qe morem, nga te gjithe, qofshin ne pozite dhe opozite, qe ne shqiptaret duhet te perpiqemi te punojme per te perparuar dhe si shqiptar ne Maqedoni, pa pare nese ka ndonje perplasje ne Shqiperi midis partive politike, qofte per kod zgjedhor, nese do te jete keshtu reforma zgjedhore, apo do te jete ashtu, a do te jete me nje zone, apo do te jete me 2 zona. Keto jane probleme qe i takojne Shqiperise", deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI: Kontakte me Berishen, respekt reciprok
Kreu i Partise Bashkimi per Drejtesi dhe Integrim, Ali Ahmeti, shpjegon dhe raportet qe ka me lideret politike shqiptare, pervec atyre takimeve zyrtare, pervec kontaktit per ceshtje te rendesishme politike qe i bashkojne. "Une kam shume miq dhe po te filloja me radhe. Ne pjesen e elites edhe ata jane ne parti te ndryshme. Mirepo une i kam miq, qe njihen duke filluar nga vitet '90-'92 edhe me heret ndoshta deri ne ditet e sotme. Kemi kontakte me Kryeministrin e Shqiperise, Presidentin, me partite politike ne Shqiperi, kemi respekt reciprok", ka qene deklarata e kreut te PBI, Ali Ahmeti, ne intervisten e dhene per drejtorin e "Ora News", Peza. Ai shpjegon se nuk ka rendesi nese partite jane te vogla apo te medha. Per te e rendesishme eshte mesazhi qe ato permbajne. "A jane te medha apo te vogla, ne kongresin e Bashkimit Demokratik per Integrim ju jam mirenjohes, pjesa derrmuese e partive kane ardhur ne kongresin qe kemi mbajtur para dy vitesh. Duke filluar qe nga Partia Demokratike deri te partite me te vogla, si zoti Milo etj.", tha Ahmeti. Duke vleresuar se per vete peshen qe permban partia e tij, ai bashkepunon me partine ne qeverisje.

Ahmeti: "Une dhe tani rri ne mal me bageti"
Kreu i BDI, Ali Ahmeti, zbulon dhe detaje njerezore nga jeta e tij private. Ai thote se sa here ka kohe te lire, shkon ne fshatin e tij te lindjes dhe bashkohet me vellane e tij ne male duke u marre me bagetine. "Me ka munguar dhe me pelqen toka. Me kenaqesi nese gjej pak kohe une dale me vellane dhe e shoqeroj vellane tim me bageti, vecse dal ne male dhe shoh ku levizet. Une edhe tani rri ne mal me bageti, pak kohe te lire qe te kem, une jam ne mal", deklaroi ne interviste Ahmeti. Duke iu pergjigjur interesimit se perse nuk i ndahet mali dhe tani qe eshte ne politike, Ahmeti eshte shprehur se "problemi eshte qe te shkurorezohemi, divorc nuk mund ta bejme. Une ndjej per 18 vite qe nuk kam jetuar ne vendin tim, une kam ardhur, po kam ardhur fshehurazi, me misione, sic ka pas qene. Por une nuk e kam shijuar eren, driten e vendit tim. Gjithmone kam levizur naten, diten kam pushuar dhe kam nostalgji per 18 vjet". Ai nenvizon se e do pellembe per pellembe token, te cilen kerkon ta ndjeje kete, kam nostalgji per 18 vite. "Endrren per 18 vite e kam pare ne vendin tim dhe nuk bej demagogji, kur them qe endrren e kam pare. Kam qene shume i lidhur shpirterisht, sa edhe vend me te bukur nuk ka", deklaroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›