E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reakime në ndihme te situates ne Shqiperi

Solidarizohet Maqedonia
Maqedonia shpreh solidaritetin e saj per ngjarjen e rende te ndodhur ne Gerdec. Shteti i Maqedonise ka deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Zyrtare nga Ministria e Jashtme e Maqedonise bejne te ditur se ministri i Jashtem maqedonas, Antonio Milloshoski, eshte nisur per ne Tirane, ku pritet te mberrije perreth 45 minuta. Ai do te shkoje ne Spitalin Ushtarak per te dhuruar gjak ne shenje solidariteti per ngjarjen e rende.

SHBA: Jemi gati per te dhene ndihmen tone
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes reagon per tragjedine e ndodhur ne Gerdec. "Ambasada ka verejtur e shokuar dhe e shqetesuar raportimet per aksidentin tragjik ne depon ushtarake prane Gerdecit", thane zyrtaret te ambasades se SHBA-se ne Tirane, duke u shprehur se, "mendimet dhe zemrat e popullit amerikan jane me ushtaret dhe te tjeret e prekur ne kete incident te tmerrshem". Stafi i ambasades ka deklaruar se do te jete ne kontakt me zyrtare te qeverise. Ju ofrojme tere ndihmen e mundshme.

Franca: Mbeshtetje dhe solidaritet me Shqiperine
Kryeministri Berisha ka pasur nje telefonate nga ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner. Ministri Kushner i ka shprehur Kryeministrit te gjithe mbeshtetjen e simpatine e qeverise franceze per Shqiperine, si dhe ngushellimet dhe solidaritetin e tij dhe te Presidentit Sarkozi per qeverine shqiptare, familjet e viktimave dhe me Shqiperine. Kryeministri Berisha falenderoi ministrin Kushner dhe Presidentin Sarkozi per mesazhin dhe solidaritetin e tyre.

Kosova: Solidaritet vellazeror me shqiptaret
Nuk mundet qe pas gjithe kesaj tragjedie te mos mungonte edhe reagimi i ardhur nga shteti me i ri ne bote, ai i Kosoves. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka komunikuar me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, i cili i shprehu te gjithe mbeshtetjen dhe keqardhjen e tij te thelle dhe te qytetareve te Kosoves per kete ngjarje tragjike dhe solidaritetin e plote vellazeror me qeverine shqiptare, familjet e viktimave dhe gjithe Shqiperine.

Italia: Grup mjekesh per ndihme te lenduarve
Qeveria italiane reagoi per situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe premtoi se do te ofroje ndihmen e saj. Nje grup mjekesh nga Departamenti i Mbrojtjes civile eshte derguar ne Shqiperi nga Italia per te bashkepunuar me autoritetet lokale per ndihme te shpejte. Gjithashtu ato i jane pergjigjur thirrjes se Shqiperise duke e ndihmuar me gjak dhe materiale te nevojshme mjekesore, duke treguar dhe gatishmerine e zakonshme ne raste te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›