Pezullimi, 3,2 milione euro dem
Kur meson nje lajm te hidhur, natyrisht fillojne e behen hesapet e para te asaj cka humb. Keshtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka fare te qarte se humbjet kapin shifra alarmante. E para qe te shkon ndermend eshte e drejta televizive, furnizuesja kryesore e arkave te FSHF-se. Ne rast se konflikti nuk zgjidhet shpejt, humbjet jane te medha. Behen fjale per 3,2 milione euro te djegura, shifer kjo e arritur nepermjet kontrates se firmosur me network-un "RTL Group". Gjigantet gjermane kane fiksuar shifren e majme per ndeshjet e kuqezinjve, sidomos pas shortit brenda grupit, ku Shqiperia do ta niste aventuren e saj kunder perfaqesueses suedeze. Oferta e pare e gjermaneve ishte rrotull 2 milione eurove, por, pasi ata u njohen edhe me shortin, e rriten pazarin ne 3,2. Por fatkeqesisht per federaten, duket se kjo shifer nuk do te arketohet. Zyrtare te FSHF-se kane shprehur shqetesimin e tyre se, nese kesaj situate nuk i jepet drejtim menjehere, humbjet mund te sjellin nje kaos te vertete, prej te cilit futbolli shqiptar do te vuaje gjate. Sidoqofte, ne kete mes nuk eshte vetem e drejta televizive qe minon arkat e federates. Nje burim shume i madh fitimi eshte edhe perqindja e biletave te shitura per ndeshjet e perfaqesueses kuqezi. Shqiperia do te luante 5 ndeshje zyrtare ne Tirane (pa llogaritur miqesoret) dhe shifrat e para mund te llogarisin humbje deri ne 1 milion euro, kuptohet me nje stadium te mbushur ne nivelin mesatar te tij. Por, shifrat nuk mbarojne ketu. Nuk duhet te harrojme te drejten e imazhit, te ardhurat nga sponsoret e shumte e donacione te tjera, qe nuk do te shkojne kurre ne arkat e federates. Ndaj, shqetesimi i qeverise se futbollit tone eshte shume i madh
RTL Group fitoi tenderin
Marreveshja mes FSHF-se dhe grupit gjerman u arrit pasi u hapen zarfet me ofertat perkatese nga cdo rrjet televiziv. Ne gare ishte edhe "SportFIVE", kompania qe fitoi te drejten televizive per edicionin e kaluar 2006-2008. RTL Group eshte kompania me e madhe televizive, radiofonike dhe e prodhimit te filmave ne Evrope me 42 televizione dhe 32 radiostacione ne 10 vende.