Ahmeti: Shqiperine e dua edhe keshtu, ajo eshte nena ime
Ne intervisten e dhene per gazeten "Ora News", kreu i BDI, Ali Ahmeti, sqaron dhe marredheniet me Shqiperine, duke u shprehur se e ka dashur dhe e do gjithmone. Pasi per te, nena duhet dhe ashtu e rreckosur, edhe ne dite te mira. Per te, Shqiperia ka qene vendi ku kane marre force. Ai nuk mungon te shprehet se e ka te veshtire te vendose per largimin nga politika.
Cilat jane raportet tuaja me Shqiperine? Kur keni qene per here te pare ne Shqiperi?
Ne Shqiperi per here te pare kam qene ne 1992.
Sa vjec ishit?
33 vjec.
Keni dashur te shkoni me perpara?
Kam dashur, por kam dashur si student ne vitet '80, tani pasuan ngjarjen ne '81-shin.
Ishit ne Tirane per te pare '92-ishin?
Po ne Tirane.
Ju zhgenjeu, ishte ajo qe prisnit apo ishte me e idealizuar Shqiperia tek ju?
Une jam nje djale qe e dua nenen edhe kur eshte keq, edhe kur eshte leckosur, edhe kur eshte e semure, sepse nena nuk zevendesohet me asgje.
E keni treguar sepse kur keni dale per here te pare te votoni keni qene dore per dore me nene tuaj...
Une nenen e dua. Nuk kam qene nga ata qe mund te them se u zhgenjeva ketu, sepse nuk kisha krijuar iluzione se si mund te jete Shqiperia, se Shqiperia mund te jete nje parajse dhe tani te zhgenjehem se me doli ferr. Une nenen e kam dashur dhe nena duhet si nene.
Ishit ne legalitet ne ate kohe?
Jo.
Nga '92-shi deri me 2001 kur ju ishit ne krye te UCK-se gjate trazirave te marsit te atij vitit. Sa here shkuat dhe erdhet ne Shqiperi dhe a keni pasur shok e miq, apo edhe kontakte me Tiranen zyrtare?
Nga '92-shi deri ne '99-en ne kemi pare shume levizje ne Shqiperi, tani vec me ngushton te me pyesesh a ke qene 20 here apo 50 here. Po e them ne menyre simbolike, me me thene qe ke qene 20 here te them nuk e di, te me thuash qe keni 50 here nuk e di. Gryka e Otrantos ka qene Shqiperia dhe a mund te hysh ne Adriatik pa kaluar ne gryken e Otrantos, nuk kalon dot dhe Shqiperia per ne ka qene Otranto. Kemi kaluar ne misione te ndryshme per ne Kosove, neper Shqiperi kemi pasur shume kontakte me shume njerez, kam shume miq, aq shume miq jane saqe perseri me ngushton te me pyesesh se sa eshte numri i tyre.
Kontaktet dhe raportet qe keni me klasen politike shqiptare, si kane qene edhe si jane aktualisht?
Ne vazhdimesi me klasen politike shqiptare kam pasur raporte te mira, sepse edhe interesa te tilla kane qene. Aktualisht gjithashtu i kemi te mira, si me partite ne pushtet, gjithashtu edhe me ato ne opozite. Ne te kaluaren kemi pasur kontakte, me partite ne pushtet dhe opozite. Mirepo, e kaluara ka qene nje e kaluar me shume ngarkesa dhe me teper ka lindur qe te jemi ne kontakte me partite ne pushtet. Por, sot ne kemi raporte krejtesisht te tjera, ruajme kontakte me te gjitha partite politike ne Shqiperi. Eshte nje kenaqesi per ne nga mesazhet qe morem, nga te gjithe, qofshin ne pozite dhe opozite, qe ne shqiptaret duhet te perpiqemi te punojme per te perparuar dhe si shqiptar ne Maqedoni, pa pare nese ka ndonje perplasje ne Shqiperi midis partive politike, qofte per kod zgjedhor, nese do te jete keshtu reforma zgjedhore apo do te jete ashtu, a do te jete me nje zone apo do te jete me 2 zona. Keto jane probleme qe i takojne Shqiperise.
Ju si parti politike i perkisni krahut te majte, qendres se majte?
Bashkimi Demokratik per Integrim eshte nje parti tematike qe ka terma shume te rendesishem, sic eshte "Marreveshja e Ohrit", implementimi i plote i "Marreveshjes se Ohrit", qe do te thote barazi te plote per shqiptaret. Integrimi i shqiptareve brenda shtetit te Maqedonise, se per dikush edhe e keqinterpreton integrimin si asimilim. Integrim do te thote te integrohesh edhe te mos humbesh vlerat e tua, sic eshte integrimi ne Evrope. Cili vend i Evropes eshte asimiluar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia. Do te thote te respektohet diversiteti. Integrimi do te thote i shqiptareve ne Maqedoni, ne rajon, pse shqiptaret te mos kene nje qender, per shembull, per studime albanologjike, c'te keqe ka. Pse te mos kete unionin e universiteteve shqipfoles qe ligjerojne shqip. Pse te mos e kete? Pse te mos kete nje qender etnokulturore per te gjithe shqiptaret. A i demton shqiptaret nese ka nje qender per universitetet qe ligjerojne shqip. Kjo nuk eshte as Shqiperi e Madhe, as e vogel, por aty ku jetojne, ne ate hapesire, pse te mos i ndertojme keto vlera te perbashketa. Fundi i fundit, une nuk e mohoj qe jam shqiptar. Identiteti im, kombi im, gjaku im, eshte shqiptar dhe kete nuk e mohoj dhe gjithe bota e di. Kosovar komb nuk ka, ne Kosove jetojne shqiptaret, jetojne serbet kosovar, sepse serbi qe braktis Kosoven si del ne Serbi, i thone je kosovar, ik ne vendin tende andej. Keshtu qe, ka shume gjera qe ne na presin si komb, por per t'i bere ne te ardhmen dhe nuk duhet hezituar. Perse te mos kemi nje televizion per shembull, mbareshqiptar, i gjithe shqiptareve sic e kane Austria, Gjermania dhe Zvicra. 3 sat, per shembull, perse te mos kemi nje 3 sat?!
Besoj se zhvillimi i teknologjise dhe teknologjite dixhitale, por edhe teknologjite satelitore besoj se po e shohin dalengadale edhe kete ceshtje. Kujt partie i jeni prane ne Shqiperi, me ke parti? Por, me sa duket, jeni i baraslarguar dhe barasafruar me te gjithe.
Ju thashe qe jemi parti tematike, integrimi.
Raportet qe keni me lideret politike shqiptar? Kur shkoni ne Tirane, pervec atyre takimeve zyrtare, pervec kontaktit per ceshtje te rendesishme politike qe ju bashkojne. A keni edhe miq ne kete klase politike shqiptare?
Une kam shume miq dhe po te filloja me radhe... Ne pjesen e elites edhe ato jane ne parti te ndryshme. Mirepo une i kam miq, qe njihen duke filluar nga vitet '90-'92 edhe me heret ndoshta deri ne ditet e sotme. Kemi kontakte me Kryeministrin e Shqiperise, Presidentin, me partite politike ne Shqiperi, kemi respekt reciprok. A jane te medha apo te vogla, ne kongresin e Bashkimit Demokratik per Integrim ju jam mirenjohes, pjesa derrmuese e partive kane ardhur ne kongresin qe kemi mbajtur para dy vitesh. Duke filluar qe nga Partia Demokratike deri te partite me te vogla, si zoti Milo etj.
Kush eshte cmimi apo objektivi juaj final qe keni ne politike?
Me duket se e sqarova se kush eshte objektivi im final ne politike. Sa me takon si shqiptar dua te krijojme qendra te perbashketa kulturore, arsimore, mediatike. Ne rrafshin nderkombetar dua qe Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, te jene pjese e BE-se dhe NATO-s. Ne radhe te pare te NATO-s dhe pastaj ne BE pas implementimit te standardeve, konform standardeve evropiane. Kurse per ne NATO mendoj qe jane dicka me perpara si Shqiperia ashtu edhe Maqedonia. Por edhe Kosova, sepse Kosova drejtpersedrejti ka prani te forcave te NATO-s ne Kosove. Por, Kosova edhe jo me shume tanime me optimist me vendosjen e misionit evropian qe do t'i pershpejtoje keto standarde. Pikerisht ky komision i Evropes kete rol e ka qe sa me pare Kosoven ta afroj tek Evropa. Une do te isha i lumtur sikur keto ceshtje qe per mua jane ideale, Evropa e Bashkuar dhe NATO, nje mision, t'i rrumbullakosnim me sukses. Pasi t'i rrumbullakosnim me sukses keto ceshtje, atehere do te flasim dhe besoj se nuk do te jem i vjeter ne moshe, akoma jam i ri, do te flasim per vizione te tjera, per ceshtje te tjera.
Pra, nuk e mendoni terheqjen politike, e mendoni larg...?
Po edhe te mendoj qe te terhiqem, nuk me leshojne mua.
Kush?
Bashkemendimtaret, bashkeluftetaret, bashkeveprimtaret, se ndoshta kisha dashur te kaloj pak ne pension te hershem, por nuk ndryshoj.
E keni cuar ndonjehere ne pension te parakohshem?
Po ta them sinqerisht, shume familjarisht, shume miqesisht. Rrugen neper te cilen ne kemi kaluar ka qene nje rruge shume e rende, e lodhshme, me shume batica dhe zbatica. Me shume emocione. Tamam ngjan si nje trup me fut ne kalorifer, prej kaloriferit e fut ne frigorifer, nuk ka qene e lehte ate qe kam perjetuar. Une kam perjetuar 3 luftera. Ta them une, sepse si une jane shume shoke te mi. Ndoshta kemi nevoje qe te pushojme edhe te jetojme edhe nga pak ne kete jete si njerez te lire dhe pa ngarkesa.
Cfare do te donit te benit ne jeten e lire dhe pa ngarkesa politike?
Shume miq me thone qe duhet te shkruaj memorien, duhet te shkruaj kujtime, a e din qe kete s'dua ta bej. Keshtu qe, kemi nevoje te dalim edhe te lavderojme token, te dal edhe ne pazar, te dalim edhe aty ku behet nje dasme e madhe.
Te kane munguar toka? Te pelqen t'i kthehesh fermes? Te jesh nje fermer?
Me ka munguar dhe me pelqen. Me kenaqesi nese gjej pak kohe une dale me vellane dhe e shoqeroj vellane tim me bageti, vecse dal ne male dhe shoh ku levizet.
Mund te ndodh qe te mund te takohemi pas jetes se 20 vjetesh ne nje sfide te tille, ju ne mal me bageti, me parmende?
Une edhe tani rri ne mal me bageti, pak kohe te lire qe te kem une jam ne mal.
Ju nuk i ndaheni malit dhe mali juve, qofte kur keni qene luftetar i lirise, qofte tani ne politike...
Problemi eshte qe te shkurorezohemi, divorc nuk mund ta bejme. Une ndjej per 18 vite qe nuk kam jetuar ne vendin tim, une kam ardhur, po kam ardhur fshehurazi, me misione, sic ka pas qene. Por, une nuk e kam shijuar eren, driten e vendit tim. Gjithmone kam levizur naten, diten kam pushuar dhe kam nostalgji per 18 vjet. Une dua pellembe per pellembe dua ta ec token, e ndjej kete gje, kam nostalgji per 18 vite. Endrren per 18 vite e kam pare ne vendin tim dhe nuk bej demagogji, kur them qe endrren e kam pare. Kam qene shume i lidhur shpirterisht, sa edhe vend me te bukur nuk ka.
Per Mendu Thacin
"Jam perpjekur qe me partite politike shqiptare gjithmone te krijojme relacione te peraferta, qe ne luften 2001 jemi perpjekur qe shqiptaret te jene unik. Mirepo, dukshem nga viti 2003 e ketej filloi nje lufte goxha e ashper nga partia e zotit Xhaferri ne ate kohe dhe zoti Thaci, duke e shpallur luften e UCK-se si tradhti kombetare, duke shpallur Shtabin e Pergjithshem si tradhtar te kombit".
Per pavaresine e Kosoves
"Tani mendoj se ne baze te komenteve, Gruevski eshte autoritar, vendimet i merr shumicen e rasteve pa kolegjium partie apo institucioni qeverie, qe ai drejton. Une mendoj qe Gruevski, sa me pare ta njohe Republiken e Kosoves, ndihmon per stabilitetin ne rajon. Amerika e ka njohur pavaresine e Kosoves. Perse tani heziton".