E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: S'duhen tëvdekur të rinj përtë zgjidhur cështjet

SHKUP- Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti deklaron se incidenti i fundit në Kalanë e Shkupit nuk ka lëkundur marrëdhëniet ndëretnike. 

"Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje, kur mundemi që me politike e dialog t'i zgjidhim ato", deklaroi Ahmeti.

Ahmeti ishte i pranishëm mbrëmë në ceremoninë e përkujtimit të 10-vjetori i krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni e cila u krye në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi rolin e UÇK-së dhe të Marrëveshjes së Ohrit që sipas tij ''ndryshuan pozitën e shqiptarëve në Maqedoni''.

"Marrëveshja e Ohrit dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare ndryshuan statusin e shtetit të Maqedonisë nga shtet i një etnie në shtet multietnik'', deklaroi Ahmeti.

Gjatë kësaj ceremonie morën pjesë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së si dhe përfaqësues të BDI-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›