Kosova e pavarurshqiptarët festojnënë Maqedoni
SHKUP- Me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, lëvizja qytetare ''Zgjohu!'' organizoi një konferencë solemne në Teatrin Shqiptar të Shkupit, titulluar "Dita e Plisit".
Në këtë konferencë solemne morën përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të partive politike shqiptare nga vendi dhe shumë të ftuar nga Kosova dhe Shqipëria.
Manifestimin e hapën grupi folklorik nga Shkupi dhe shoqëria kulturoro-artistike "Ibe Palikuqi", të cilët u ndanë plisa përfaqësuesve politikë dhe të gjithë të pranishmëve në sallë.
"Ju lutem që për disa çaste të shkëputemi nga kjo sallë dhe të kthehemi më 17 shkurt të vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Tre vite më pas jemi mbledhur për të kujtuar 17 shkurtin e vitit 2008, por edhe për të kujtuar sakrificën dhe përgjegjësinë që duhet të na ndjekë në çdo hap në të ardhmen tonë të përbashkët", tha Artan Grubi, drejtues lëvizjes qytetare, ''ZGJOHU!''
(s.g/Mia/BalkanWeb)