E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama, bashke ne fatkeqesi

Jakin Marena
Fatkeqesia bashkon njerezit. Nje thenie e kahershme, e cila i ka ndjekur shqiptaret per shekuj me radhe, eshte materializuar dhe diten e djeshme, teksa ka ndodhur shperthimi i tmerrshem ne piken e magazinimit te materialeve ushtarake ne Gerdec, te Vores, disa kilometra larg Tiranes. Te gjithe ne ndihme te te lenduarve nga ky shperthim i tmerrshem qe tronditi pellgun e perfshire ne trekendeshin mes Tiranes, Durresit dhe Krujes. Mijera njerez, ne gjendje alarmi vetem vraponin, pavaresisht se ne drejtime te kunderta, nje pjese per t'i ikur gjemes dhe nje pjese ne ndihme te tyre, duke realizuar piken e kontaktit qe do te ishte fatlume per te dyja palet: ne ambulanca apo ne makina rasti per te "zbarkuar" ne Spitalin Ushtarak, Qendren Spitalore "Nene Tereza" dhe ne spitalin e Durresit. Per te marre mjekimet e para dhe per te riperterire plaget, per te pyetur dhe per t'u interesuar per familjaret qe kane lene pas, ne fshatin, i cili tashme nepermjet ketij shperthimi te tmerrshem ka bere dhe xhiron e botes ne te gjitha kanalet me te medha televizive.
Berisha-Rama
Ne kulmin e kesaj tragjedie, ku numri i sakte i te vdekurve ende mbetet enigme, per shkak se eshte e veshtire te intervenohet deri te tunelet ku ishin depozituar dhe arsenale te tera luftarake, madje dhe raketa toke-ajer me rreze te mesme veprimi, sic pohojne burime te pakonfirmuara, ajo qe ka rene ne sy ka qene pikerisht dhe bashkimi i politikes. Bashkim i cili ishte si nje tejzgjatje e atij solidariteti njerezor qe kishte mberthyer te gjithe qytetaret, civile dhe ata me rroba sherbimi ushtarak, policor apo mjekesor. Te gjithe shqiptaret kane pare nepermjet ekraneve televizive ne oret e pasdites se djeshme ne ambientet e Spitalit Ushtarak ne kryeqytet, liderin e mazhorances, njeheresh kreun e qeverise, Berisha dhe liderin e opozites, njeheresh kreun e bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke diskutuar me njeri-tjetrin per problemin e madh qe ka mberthyer kete zone dhe per rruget me efikase per te dale nga kjo gjendje, me sa me pak deme ne njerez. Kreu i qeverise, Berisha, e ka informuar kreun socialist, Rama, i cili shoqerohej nga nenkryetari i Grupit te PS, Brace dhe sekretari i organizimit ne PS, Klosi, me situaten ne te cilen ndodhej zona ne afersi te Vores pas shperthimit te depove ushtarake dhe masat e marra nga ana e qeverise shqiptare per tejkalimin e situates, evakuimin e te lenduarve nga shperthimi i tmerrshem dhe evakuimin e banoreve. Nderkohe qe Berisha ka informuar Ramen dhe drejtuesit socialiste qe e shoqeronin ne lidhje me mundesine e kerkimit te njerezve te mbetur ne tunelet, ne te cilat ishin vendosur municionet. Nga ana e tij, kreu i PS, njeheresh kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, i ka garantuar Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e opozites, si dhe mbeshtetje per cfare te kerkohet prej saj, per te dhene edhe ata ndihmen e domosdoshme ne tejkalimin e situates. "Kerkoni cfare te jete e nevojshme dhe ne jemi te gatshem te japin ndihmen tone te pakursyer", mesohet te kete thene Rama ne takim me Berishen, ne hyrje te Spitalit Ushtarak ne kryeqytet. Te njejten gje ka perseritur dhe nenkryetari i Grupit te PS, Erion Brace, teksa te gjithe kane dale nga vizita te te plagosurit e kesaj tragjedie.
Asnje akuze
Ajo qe ka rene ne sy pas shfaqjes se dy lidereve te paleve politike ne publik, bashke duke diskutuar per tejkalimin e situates se krijuar, per shkak te shperthimit te depove te armeve ne Gerdec te Vores, vetem pak kilometra larg kryeqytetit Tirane, ka qene mungesa totale e akuzave mes politikes. Te perqendruar ne gjetjen e rrugeve per te evituar se te jete e mundur humbjet njerezore, duket se politika per here te pare ne tere keto vite ka mundur te permbaje veten, per te qene ne lartesine e duhur, te pakten njerezore, ne te tilla raste te dhimbshme. Keshtu, gjate tere dites se djeshme, askush nuk ka artikuluar nje akuze ne drejtim te drejtuesit te dikasterit te Mbrojtjes, qe eshte pergjegjes per armatimin dhe mbetjet ushtarake, askush nuk ka artikuluar akuze ne drejtim te forcave blu te policise, bluzave te bardha apo me gjeresisht ne drejtim te qeverise shqiptare, e cila ende qendron ne idene e ndertimit te centraleve nukleare, pavaresisht shkalles se sigurise ne vend. Te gjithe kane heshtur, te gjithe jane perqendruar te kjo ngjarje, rruget per te evituar viktimat dhe kjo eshte materializuar me se miri ne daljen e perbashket ne publik e kreut te mazhorances, Berisha dhe kryetarit te opozites, Rama. Pjesa tjeter nuk ka nevoje per koment. Nderkohe qe politika, per fatin tone te mire, per here te pare eshte treguar ne kete rast fatkeqesie ne lartesine e duhur njerezore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›