Ahmeti: Shqiptarët konstruktiv për zgjidhjen e emrit
''Vetë fakti që ka shumë delegacione nga Evropa dhe Amerika flet mjaftueshëm se Maqedonia është në qendër të prioriteteve dhe se tregohet kujdes që sa më shpejt të gjendet zgjidhje që do ta hapë rrugën për integrimet euroatlantike. Mesazhi është i qartë si për politikanët edhe për qytetarët e tërë rajonit se përgjegjësia për avancimin e marrëdhënieve dhe angazhimeve për gjetjen e zgjidhjes është në duart tona", tha Ahmeti.
I pyetur nëse ekziston propozim nga pala maqedonase se si do të zgjidhet kontesti me emrin, Ahmeti tha se marrëveshje për çështje dhe tema të mëdha nuk bëhen përmes medias.
Lideri i BDI-së pati sot takime edhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të
PE-së.