E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga në Itali, 5 të arrestuar në Tiranë

Mediat italiane bëjnë të ditur se operacioni me shtrirje të gjerë ka nisur në Leçe, duke çuar në pranga edhe disa shqiptarë. Organizata merrej me trafikun e heroinës dhe mariuanës.

Operacioni është shtrirë, përveç në Itali dhe Shqipëri, është zhvilluar edhe në Greqi. Hetimet kanë nisur që në vitin 2009 nga prokuroria e Leçes. Për këtë arsye, në Tiranë janë arrestuar pesë shtetas shqiptarë, si Mariglen Hallka, Pilo Zanaj,Fatbardh Kapllanaj, Daniel Lika dhe Artur Demaj, ndërkohë që edhe katër persona të tjera janë në kërkim nga policia shqiptare.

Mes të arrestuarve në Itali, 11 persona janë me origjinë italiane dhe tre grekë, ndërkohë që pjesa tjetër dyshohen se janë me orgjinë nga Shqipëria. Sipas të dhënave të para, droga vinte nga Shqipëria dhe transportohej me gomone drejt Italisë, nga ku edhe shpërndahej në tregun vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›