Projekti "Shkupi 2014", skandaloz dhe diskriminues
Këtë projekt ata e kanë cilësuar si një diskriminim, segregacion fetar, kombëtar dhe kulturor.
“Ky projekt, është më se e qartë se Shkupin e ndan në dy pjesë. Vetë fakti se kisha do të ndërtohet kurse xhamia as nuk planifikohet, marrja e tokës së saj dëshmon se këtu po bëhet një padrejtësi e madhe që po shkakton probleme ndëretnike dhe ndërfetare”, deklaron Ismet Ramadani, analist politik.
Ramadani vlerësoi se po bëhet krim mbi kulturën e BFIM-së. “Duhet të insistohet deri tek institucionet që nëse projekti ‘Shkupi 2014’ nuk ndërpritet, ai të korrigjohet. Burmali xhamisë duhet medoemos ti kthehet toka dhe në vendosjen e busteve në shesh të parashihen edhe figura të historisë shqiptare”, tha Ramadani.
Kundër projektit të ri për kryeqytetin e Maqedonisë, është shprehur edhe kryetari i OJQ-së “Realiteti”, Valon Bela. “Ideja e bashkëjetesës në Maqedoni, me projektin ‘Shkupi 2014’ veç më është prishur. Në lagjen ‘Aerodrom’ ku janë 90 për qind maqedonas, nuk ka asnjë kishë. Kisha në shesh është vendim politik. Më vjen keq që duhet ta theksoj se faktorët politik, pozita dhe opozita janë bërllok”, tha Valon Bela, kryetar i OJQ “Realiteti”.
Sipas tij, faktorët politik duhet ta bojkotojnë qeverinë dhe parlamentin për shkak të diskriminimit dhe padrejtësive. “Që nga prilli i vitit 2009 nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën deri te kryetari dhe këshilli i komunës Qendër që në planin detal urbanistik në sheshin e Shkupit të parashihet edhe rindërtimi i Burmali xhamisë”, tha Ibrahim Shabani, myftiu i Shkupit, i cili shprehi vendosmërinë e BFIM-së për ta ndërtuar këtë objekt fetar. /lajm/