E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti Shqiptaret status kushtetues

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës shqiptare në Maqedoni, se statusi kushtetues i shqiptarëve të këtij vendi nuk ka ndryshuar.

“Përfundimisht, Marrëveshja e Ohrit ka ndryshuar statusin politik e juridik të shqiptarëve. Nga një minoritet, sikundër trajtoheshin para kësaj marrëveshjeje, shqiptarët sot gëzojnë statusin kushtetues të popullit shtetformues”, ka deklaruar Ahmeti.

“Vlerat e arritura gjatë këtyre 11 viteve janë të prekshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka shtuar ai në një intervistë për BBC.

Më tej, kreu i BDI-së është shprehur optimist se me angazhimin e diplomacisë euro-amerikane, sivjet do të kapërcehen mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›