E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetove studentet peticion kunder Marty

Studentë të Universitetit Shtetëror të Tetoves, në Maqedoni, kanë firmosur sot një peticion kundër raportit të Dick Marty, që përfshin UCK-në në afera kriminale.

Studentët që kanë hedhur firmën janë shprehur njëzëri se raporti në fjalë është i pabazë dhe për rrjedhojë duhet të kundërshtohet.

“Ky dokument i paraqitur nga eurodeputeti zviceran në KiE duhet të kundërshtohet në mënyrë kategorike, pasi njollos figurat historike të shqiptarëve dhe mbarë kombin tonë”, ka deklaruar një prej studentëve.

Ndërsa Miftar Emini, përfaqësues i parlamentit të studentëve, ka deklaruar se peticioni është firmosur nga shumica e studentëve të fakulteteve të universitetit dhe se numri i firmave të mbledhura është i konsiderueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›