Ahmeti flet për bastisjet në Shkup
Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti për herë të parë në takimin e fundvitit ka folur për bastisjet e fundit në Shkup dhe Kumanovë. “Ju siguroj që do të luftojmë kriminelët, por edhe ju lus që 19 shtëpi të bastisura në dy akcionet e policisë pas vrasjes të policit të alfave, Afrim Arifi mos bëhen 200 apo 2000 nëpër lajme dhe thash e thëme. Ne nuk do të lejojmë që ndokush të bastiset apo maltretohet vetëm se është shqiptar, por edhe nuk do ta mbrojmë asnjë kriminel edhe po të jetë shqiptar”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e fundvitit me mediat.
Sipas tij, mediat dhe OJQ-të, po edhe partitë opozitare duhet të kritikojnë nëse bëhen tejkalime të autorizimeve, sjellje brutale, por rikujtojmë disa parti opozitare dhe disa gazetarë që në disa raste, kur ishim në pushtet nga 2002-2006, na kritkionin se policia nuk vepron dhe as patrullon në disa vendbanime shqiptare duke lejuar qëllimisht që kriminelët të veprojnë të pandëshkuar duke keqtrajtuar shqipëtarët.
“Kompromis me krimin nuk ka, krimi nuk ka ngjyrë etnike, shoqëria më efikase multietnike në Ballkan është mafia. Por nuk duhet të ketë as keqpërdorim të forcës dhe pushtetit, pësim të qytetrëve të pafajshëm. Raste të tilla duhet të paraqiten tek organet kompetente dhe ne do të marrim masa përkatëse”, theksoi kryetari i BDI-së.
Ai ka theksuar se partia et ij angazhohet për proceset evrointegruese të Maqedonisë. “Ne konsiderojmë se nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë dhe Ballkanin. Në këte rrugë jemi bashkë mepartnerët e koalicionit, me të gjithë partitë parlamentare dhe kemi përkrahje të shumicës të qytetarëve. Ky process kërkon reformat ë thella legjislative, institucionale, po edhe ndryshim ë mentalitetit. Anëtarsimi në NATO dhe BE ka edhe rregulla të brendshme, një prej të cilave është edhe marrëdhënie të mira me fqinjtë”, theksoi Ahmeti, duke shprehur mesazhe urimi për vitin e ardhshëm. ina