Feith: Në 2009 do të ketë shumë njohje për Kosovën
Prishtinë - Përafqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë Piter Feith deklaroi për mediat në Prishtinë, se njohja nga 53 shtete të pavarësisë së Kosovës, është një bazë e mirë e përkrahjes ndaj Kosovës, duke premtuar se vitin 2009 do të ketë edhe shumë njohje të tjera. Feith theksoi se viti 2009 do të jetë viti i parë i cili do të nisë me vullnetin e popullit dhe i drejtuar polotësisht nga udhëheqësit e saj.
Gjithashtu Feith tha se Zyra Civile Ndërkombëtare, zotohet se do t'i angazhojë tërë energjitë e saja "për të ndihmuar qeverinë në misionin e saj për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të instakohet fuqishëm për të gjitha komunitetete".
"Ende mbetet punë e rëndësishme për të përmirësuar jetën e komunitetit serb si dhe të vazhdohohet procesi i decentralizimit, zhvillimi ekonomik reforma e sektorit të sigurisë dhe privatizimi"- shkruan Feit për gazetën "Koha Ditore", duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me tërë ekspertizën dhe resurset që ka në dispozicion.