E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti i dhuroi Venizelosit Përkrenaren e Skënderbeut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, shkëmbyen dhurata midis tyre, pas drekës së punës që zhvilluan gjatë vizitës zyrtare të politikanit shqiptar në Greqi.

Ali Ahmeti i dhuroi Venizelosit një pllakë bronxi të punuar me përkrenaren e Gjergj Kastriot – Skënderbeut. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Venizelos u impresionua dhe mbeti i kënaqur nga kjo dhuratë e Ahmetit dhe ndau gjithashtu një dhuratë, një simbol të vendit të tij, për Ahmetin.

Delegacioni i BDI-së i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe Artan Grubi u takuan edhe me ministrin e Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›