E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pullë postare me portretin e Nënë Terezës

Tiranë 25 gusht - Pas marrëveshjes paraprake mes tri administratave postare Shqipëri-Kosovë Maqedoni për të emetuar një pullë të përbashkët mes tri shteteve me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare dje (e mërkurë) në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare në një konferencë të përbashkët për shtyp përfaqësuesit e postave; Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Shqipërisë, Arqile Gorea, përfaqësuesi i PTK-së, Blerim Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i Postës së Maqedonisë, (drejtori i Postës së Ohrit) Rahim Bajrami prezantuan para mediave pullën dhe zarfin që do të hidhet nesër (sot) në treg ditën e 100-vjetorit të lindje së Nënë Terezës.
Kreu i Postës Shqiptare Arqile Gorea  tha se “ne së bashku Posta e Shqipërisë-Maqedonisë dhe Kosovës” në kuadrin e bashkëpunimit rajonal të inkuadruar në memorandumin e përbashkët të bashkëpunimit dalim sot para mediave për të deklaruar se iniciativa jonë e parë për prodhimin e një pulle të përbashkët për Nënë Terezën, është bërë realitet dhe nesër në treg qytetarët e tre shteteve tona do të kenë mundësi të kryejnë shërbime me pullën e Nënë Terezës, si dhe filatelistët të blejnë serinë e pullës së përbashkët”. Sipas z.Gorea duke pasur parasysh 100-vjetorin e lindjes së shenjtores së madhe shqiptare dhe jo vetëm shqiptare pasi ajo i përket gjithë njerëzimit Posta e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë emetuan pullën e përbashkët dhe një sërë aktivitetesh të tjera në kujtim të jetës dhe veprës së ndritur të këtij njeriu kaq të madh që si një pëllumb i shpresës fluturoi në tërë skajet e globit atje ku ndodhën tragjeditë më të mëdha njerëzore, ku njerëzit kishin nevojë për ushqim, rroba, ilaçe, por mbi të gjitha shpërndau në çdo skaj të botës dashurinë njerëzore atë për të cilën ka nevojë kaq shumë shoqëria jonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›