Policia shkatërron rrjetin e trafikantëve të drogës
Policia ka vënë në pranga 5 persona që i përkasin një rrjeti trafikantësh droge, i cili përfshin tre qytete, Kucovë, Fier, e Vlorë. Ndërkaq, është zbuluar në Kucovë edhe banesa ku presohej lënda narkotike e llojit kanabis sativa.
KUCOVE- Vihen në pranga 5 persona që i përkasin një rrjeti trafikantësh droge, i cili përfshin tre qytete, Kucovë, Fier, e Vlorë. Ndërkohë është zbuluar në Kucovë edhe banesa ku presohej lënda narkotike e llojit kanabis sativa. Aksioni i nisur pasditen e djeshme në Berat dhe që ka përfunduar mesditën e sotme ka vënë në pranga, babë e bir, Estref dhe Ndricim Kaci, nga Kucova, Johan Cuko nga Fieri, Ardian Tabaku, ish polic i komisariatit të Kucovës, dhe Elvis Aliajn nga Fieri.
Policia e Beratit zbuloi një sasi prej 90 kg kanabis sativa, gjatë kohës që 26 vjecari Elvis Aliaj po përpiqej ti transportonte ato me makinë nga qyteti i Kucovës në drejtim të Fierit.
Agjentët e antidrogës me një automjet civil janë vënë në ndjekje të makinës tip Range Rover me targa 0971 D pas informacioneve të marra në rrugë operative. Sapo ka mbërritur në qytezën e Urës Vajgurore, drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dyshohet se ka pikasur që ishte duke u ndjekur nga policia dhe ka goditur nga pas mjetin ku udhëtonin agjentët e drogës, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime.
I riu ka ndërruar destinacion duke u drejtuar për në Berat por vetëm pas 1 km rrugë, si rezultat i shpejtësisë së madhe automjeti ka përfunduar në kanal.
Aksioni ka vijuar paralelisht në Kucovë, ku policia ka bllokuar në një banesë në lagjen “11 Janari”, 230 thasë të tjerë me kanabis sativa e papresuar, si dhe 250 degë të tjera gati për tu presuar. Ndërkohë policia po heton edhe për përfshirjen e personave të tjerë si pjesë e këtij grupi trafikantësh.
(e.n/News24/BalkanWeb)