E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILKDP apelon vendimin per prokurorin e Durresit

Ceshtja e Arjan Ndojes, prokurorit te Rrethit te Durresit eshte derguar se fundimi nga Komisioni i Larte i Deklarimit te Pasurive ne Gjykaten e Apelit.

Sipas ketij institucioni zoti Ndoja, i cili disponon nje pasuri prej 800 mije eurosh nuk ka mundur te justifikoje pasurine e tij prej 700 mije eurosh.

Kryetari i Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive ka deklaruar se Drejtoria e Tatimeve ka gjobitur prokurorin e rikthyer ne detyre se fundi, me 19 milion leke per evasion fiskal

“I vetmi institucion qe ka reaguar kane qene Tatim-Taksat qe kane gjobitur kete subjekt ne shume te konsiderueshme”, u shpreh kreu i Inspektoriatit, Adriatik Llalla.

27 zyrtare te shtetit, qe mbajne postin e kryetareve te komunave apo nepunes ne Drejtorine e Tatimeve jane gjobitur nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive, pasi nuk kane dorezuar deklaraten e pasurise.

Keta funksionare te shtetit jane gjobitur me 20 deri ne 25 mije leke. Per here te pare ne ambientet e ketij komisioni eshte hedhur nje short i hapur ku jane perzgjedhur 166 subjekte per verfikim te pasurise, mes tyre ishin edhe kater deputetet Erion Brace, Rajmonda Stefa, Vangjel Dule dhe Arben Isaraj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›