E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti përgëzon Berishën për qeverinë e re

"Ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale është ndjenja më e lartë e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë. Formimi i qeverisë së re të Shqipërisë dhe përkushtimi për ta çuar shtetin shqiptar drejt integrimeve euroatlantike sot është akti më i lartë i patriotizmit dhe mesazhi më i mirë si për çdo qytetar, ashtu edhe për miqtë e shumtë që ka populli ynë", thuhet në telegramin e Ahmetit.

"Duke ju uruar suksese dhe realizim të platformës evropiane të qeverisë suaj, më lejoni që në emër të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) gjithë anëtarëve të kabinetit tuaj qeveritar t’u dëshirojmë dhe urojmë realizim të projektit të madh të integrimeve si brenda rajonit tonë, ashtu edhe në familjen e madhe të Evropës së bashkuar", theksohet në të.

''Shqipëria dhe populli shqiptar e meritojnë këtë. Unë jam i bindur se ju keni guximin, keni dijen dhe keni përcaktimin e paluhatshëm që këtë ta bëni realitet'', përfundon telegrami që kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka dërguar kryeministrit, Sali Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›