E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Hajdari, model i politikanit guximtar

Znj. Topalli e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, Nënkryetari, Astrit Patozi, bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdarit, të afërm e përfaqësues të Partisë Demokratike vendosën kurora me lule në nderim të liderit të dhjetorit '90, vrarë në 12 shtator 1998. 

"Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli  i politikanit të ri për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri", tha Kryetarja e Kuvendit.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit së bashku me përfaqësues të Partisë Demokratike bënë një vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit. Azem Hajdari, simbol i pluralizmit në Shqipëri, udhëheqës i Lëvizjes Studentore të vitit ’90 që solli rrëzimin e diktaturës komuniste, u kujtua sot në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta (12 shtator 1998) me një ceremoni kujtimore që u zhvillua pranë memorialit të tij, pranë selisë së PD-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›