Gjendet një skelet njeriu dhe një palë pranga
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se skeleti si dhe një palë pranga të vjetra pranë tij janë gjetur nga një punëtor, i cili po hapte një pus uji në oborrin e një banesë të sapondërtuar në periferi të fshatit Sukth.
Ekspertët e policisë në bashkëpunim me përfaqësuesit e prokurorisë së rrethit gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe të periudhës së cilës i përket skeleti i gjetur. Kckat e skeletit si dhe një palë pranga të vjetra pranë tij janë gjetur nga një banor teksa punonte në thellësinë 3.5 metra. Ende nuk dihet se cilës periudhë i përket skeleti dhe ekspertët po hetojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes. (foto Top-channel)