Aksident në minierë, plagoset minatori
Pakujdesia në punë për pak i ka kushtuar shtrenjtë Rasim Surocit, i cili është aksidentuar në këmbën e majtë. Incidenti ka ndodhur në një nga galeritë e minierës së firmës konçensionare ruso-austriake, që aktualisht menaxhon këtë minierë.
Teksa ishte duke shtyrë vagonin e mbushur me mineral, 33-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë, pasi vagoni u rrëzua. Ai është dërguar menjëherë nga shokët në spitalin e Bulqizës.
Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se i aksidentuari kishte pësuar shtypje të këmbës së majtë, si pasojë e përmbysjes së vagonit me mineral.
Pasi ka marrë mjekimin e duhur, gjendja e tij shëndetësore është normalizuar dhe ai është larguar për në shtëpi.