Ahtisaari: Kosovën do ta njohin më shumë shtete
Dje ai është takuar me ish-presidentin finlandez e udhëheqës i ekipit negociues ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarin dhe me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi.
“Kosova dhe Finlanda bashkë me miqtë e tyre strategjikë, duhet të angazhohen në mënyrë më të vendosur e të koordinuar në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës”, u theksua gjatë takimit. Në një pronocim për mediat Ahtisari dhe kryeparlmantari Jakup Krasniqi thanë se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie shumë të mira, të cilat në të ardhmen do t’ i forcojnë edhe më tutje në të gjitha fushat.
Ahtisaari shfaqi bindjen se në të ardhmen pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe shumë shtete të tjera. Po ashtu edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi se institucionet dhe populli i Kosovës i janë mirënjohëse Finlandës, zotit Ahtisaari dhe popullit finlandez për mbështetjen e tyre të pa rezervë në procesin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ditën e fundit të vizitës zyrtare në Helsinki, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e komisioneve parlamentare finlandeze, përkatësisht me Komisionin për Politikë të Jashtme, i prirë nga Perti Salolainen dhe me ata të Legjislacionit e Kushtetutës, prirë nga Kimmo Sasi.