E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia: Jo regjim pa viza pa plotësuar kushtet

Një zyrtar i lartë i presidencës suedeze të Bashkimit Evropian thotë se nuk do të ketë liberalizim të vizave me BE-në pa u plotësuar më parë kushtet e nevojshme. 

BRUKSEL-Ministri suedez i Migrimit dhe Politikave të Azilit të Suedisë, Tobias Billstrom, i tha BBC-së se presidenca suedeze e inkurajon Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën që të përshpejtojnë reformat e domosdoshme me qëllim që kërkesat për vizat të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur edhe për qytetarët e tyre.

Duke folur pas një propozimi nga Parlamenti Evropian për përshpjetimin e procedurave ligjore për përfshirjen e të dy vendeve ballkanike në regjimit pa viza të BE-së, zyrtari suedez tha se thelbësore është përqëndrimi tek udhërrëfyesi duke vënë në dukje se të gjithë duhet të kenë trajtim të barbartë.

Ai tha se çështja e lehtësimit të vizave për Kosovën, varet nga përgatitjet e saj për të hyrë në këtë process dhe mbi të gjitha edhe nga vetë BE-ja dhe pesë vendet anëtare të saj që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Zoti Billstrom tha se Kosova nuk ende ka një marrëveshje për lehtësimin e vizave sepse ajo asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në këtë process, por shfaqi shpresën e tij se ajo do të mund të hyjë së shpejti në këtë rrugë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›