FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë 0.7 %
WASHINGTON-Rritja ekonomike për Shqipërinë deri në fund të vitit 2009 pritet të jetë 0.7 %. Kjo është shifra e publikuar në raportin e 1 tetorit të FMN-së për perpsektivën ekonomike në të ardhmen.
Raporti gashtëmujor e ka rritur shifrën e rritjes eknomike për Shqipërinë nga 0.4 % që ishte në fillim të vitit në 07 % në fund të këtij muaji, ndërsa parashikon se në 2010 rritja do të jetë deri në 2.2 %.
Raporti përfshin parashikime deri në 2014. Treguesit janë në rritje edhe për gjithë vendet e tjera të botës. FMN thotë në këtë raport se ekonomia globale po e merr veten nga recesioni me fort nga sa pritej, por paralajmëron se kriza nuk ka mbaruar dhe të tjera rreziqe shtrihen përpara.
Në raport thuhet më tej se në Europë nuk ka më rënie ekonomike, ndërsa eurozona me 16 anëtare pritet t’i rikthehet rritjes 0.3% ne vitin 2010. Në nivel global në 2010 rritja globale do të jetë 3 përqind.
Raporti u publikua para samitit vjetor të FMN dhe Bankës Botërore që nis javën tjetër në Stamboll. Megjithate kreu i FMN Dominik Strous Khan tha se është shumë herët për të shpallur fitoren ndaj krizës, pasi papunësia është ende në rritje. Deri sa papunësia të zbrëse, atëhere mund të kurorëzojmë fitoren, tha kreu i FMN në Stamboll.
(s.g/BalkanWeb)