E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisaari: Serbia sduhet të futet në BE pa njohur Kosovën

Kosovë- Serbia nuk duhet të lejohet ti bashkohet Bashkimit Evropian dhe as ti ofrohet asnjë favor nëse nuk njeh Kosovën. Ka qënë kjo deklarata e fortë e të të dërguarit të OKB-së për çështjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Siç raporton sot Eksprees fituesi i çmimit Nobel për paqen tha nga selia e institutit për paqe Crisis Management Initiative: Serbinë nuk do ta lejoja të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën. Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovë. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve. Nëse duan në Rusi, le të shkojnë atje.

Sipas të përditshmes kosovare Zoti Ahtisaari tha se beson se së shpejti edhe shteti i 100-të do ta njohë Kosovën. Ndërkohë pesë shtete të BE-së, Qipro, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja se kanë njohur ende Kosovën teksa 91 të tjerë e kanë njohur.

Por më herët presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq tha se nuk do ta njohë Kosovën madje as si kusht i hyrjes në BE. Sipas mediave deklarata e tij nuk është pjesë zyrtare e politikës finlandeze, por diplomatët theksojnë se Ahtisaari ka ndikim të madh në politikën ndërkombëtare e veçanërisht për Kosovën .

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›