E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënimi i Spahisë, prokuroria rrëzon padinë e komunitetit gay

Tiranë- ‘Në deklaratat e Ekrem Spahisë nuk ka asnjë të dhënë që të përbëjë vepër penale. Kështu ka vendosur Prokuroria e Tiranës e cila ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nga dy organizata LGBT në Shqipëri.

Përmes një shkresë zyrtare prokurori Arben Qosja ka bërë me dije se rrëzohet padia e nënshkruar nga Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT kundrjet zv/ministrit të Mbrojtjes Spahia.

Deklarata e zv/ ministrit erdhi pasi përfaqësues të shoqatave LGBT kërkuan mbajtjen e një parade Gay në kryeqytet ditën e homofobisë, më 17 maj. Lidhur me këtë nismë një gazetar i gazetës Shqiptare ka pyetur disa aktivistë të të drejtave të njeriut, dhe midis tyre është pyetur dhe zv/ ministri Spahia. Ai është përgjigjur se nuk ka asnjë koment vetëm ti kapë në hu. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkopij gome.

Sakaq kur ambasadori hollandez në Tiranë, Henk van den Dool bëri komente në mbështetje të homoseksualitetit në Shqipëri gjatë një interviste televizive dhe më pas lideri i krahut të djathtë PLL, Ekrem Spahia tha se tanimë ambasadori duhet të debohet nga Shqipëria pasi ka fyer moralin dhe etikën shqiptare. Incident që u dënua si nga kryeministri Berisha ashtu edhe nga komunitetit evropian.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›