E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisaari në Veri

Diplomati britanik në Beograd, Michael Davenport ka thënë se Veriu i Kosovës duhet të integrohet në bazë të Planit të Ahtisaarit. Ai e ka çdo mundësi për ndonjë status të ri dhe të ndarjes së Kosovës.

Ambasadori britanik në Beograd, Michael Davenport ka thënë se garancitë më të mëdha për serbët në Veri dhe në Jug të Kosovës janë paraparë në Planin e Ahtisaarit.

“Ndoshta disa nuk janë të vetëdijshëm se deri në çfarë mase plani ofron garanci, veçanërisht në ato sfera të cilat Presidenti i Serbisë, Boris Tadic i ka theksuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së dhe në intervista në lidhje me enklavat në Jug, komunitetin serb në Veri, kishën, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e pronës”, tha Davenport për Blic.

Sipas tij, është mirë që Tadici nuk ka folur për ndarje të Kosovës, ndërsa shtoi se është e drejtë e tij për të nënvizuar katër temat që patjetër bien në një sërë çështjesh që duhet të diskutohen.

“Por, është e domosdoshme që me kujdes të shikojmë se çfarë ofron në këtë aspekt Plani Ahtisaari”, theksoi ai.

Diplomati britanik tha se më parë është e nevojshme që përmbushen qartë detyrat e vëna nga Këshilli Evropian: implementimi i marrëveshjeve të arritura, përfshirë edhe menaxhimin e integruar të kufirit, mundësimi i Kosovës që të marrë pjesë në forumet rajonale dhe bashkëpunimi me EULEX’in.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›