Presidentja shkoi në Abu Dhabi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.
Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota.
Gjatë pjesëmarrjes në samit, Presidentja Jahjaga do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të larta botërore.
Samiti do të mbahet nën patronazhin e emirit të Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed al Nahyan.