E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isufi: Mund të funksionojë një bashkëqeverisje PDK-AAK

Isufi: Po Rem, mundemi bashkë

9:20 / 5.12.2012

0 0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk mendon njëjtë sikurse nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa se nuk mund të funksionojë një bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe AAK-së.

Isufi në një prononcim për gazetën “Epoka e Re”, theksoi se në Kosovë janë thyer tabutë sa iu përket koalicioneve për arsye se të gjitha partitë politike që kanë vepruar më herët kanë marrë pjesë në koalicione qoftë të përbashkëta, qoftë të ndara, duke pasur pozitë dhe opozitë.

“Konceptet politike normalisht se partitë nuk i kanë të njëjta, por kur janë angazhimet e përbashkëta në qeverisje atëherë një program i përbashkët mund të funksionojë”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, kur është në pyetje interesi i shtetit, AAK-ja çdo herë do të jetë e gatshme ta japë kontributin e saj.

Një ditë më parë, nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa pati deklaruar se nuk është ithtar i një koalicioni të mundshëm në mes të PDK-së dhe AAK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›