E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari, një libër për misionin e tij në Kosovë

Fituesi i çmimit "Nobel", ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, e mbron fuqishëm vendimin e tij në favor të pavarësisë së Kosovës në një libër të sapodalë nga shtypi në Finlandë. Sipas Ahtisarit, Kosova është pikësëpari një çështje evropiane dhe BE-ja nuk duhet të lejojë që ajo të bëhet "një konflikt i ngrirë", si disa raste të tjera në botë. Ahtisari i ka shprehur këto mendime edhe në disa intervista në media të ndryshme, pas fitimit të çmimit për paqe në muajin e kaluar. Në libër, Ahtisari beson gjithashtu që disa shtete, që deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për shkaqe të brendshme, mund ta rishqyrtojnë çështjen kur të vërejnë që Kosova është një rast "sui generis" nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›