E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Vendimi i GJND për Kosovën, vetëm këshilldhënës

Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka thënë se çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ai do të jetë vetëm këshilldhënës. Ai i ka bërë këto komente pas takimit të përbashkët me kryetarin malazez, Filip Vujanoviç, atë të Bosnjës, Haris Silajxhiç dhe me ish-presidentin turk, Sulejman Demirel, në Izmir të Turqisë, ku është biseduar për situatën në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë. Duke folur për Kosovën, Demirel dhe Mesiç janë pajtuar se Beogradi dhe Prishtina duhet t‘i përshtaten realitetit të ri, që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›