E Diel, 1 Nëntor 2026

Ai çasti, kur David Luiz takon vetveten!

Chelsea ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në turneun amerikan Guinness International Champions Cup. Kampionët e Europa League janë vendosur në kryeqytetin Washington dhe ndeshja e parë e tyre do të jetë ajo përballë italianëve të Inter në Indianapolis.

Por gjatë seancës së tyre stërvitore në Washington "Blutë" e Londrës janë vizituar nga një tifoz i tyre special. Një djalosh i ri që ngjason shumë me mbrojtësin brazilian David Luiz. I riu ka qëndruar për pak kohë me Chelsean madje edhe stërvitur me ta, ndërsa prania e tij ka sjellë momente shumë të bukura në kampion londinez ku nuk munguan as fotografitë e çastit.

Sozia e Luiz, i cili për çudi kishte veshur një fanellë të brazilianit tjetër Ramires, tërhoqi vëmëndjen edhe të trajnerit Jose Mourinho, i cili për pak çaste shikonte i habitur veprimet e David Luiz II. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›